Fryma poetike e së dielës me poetin;-Jahe FIDA

Mahnitëse!

———————–

Mahnitëse më erdhe sonte

më the mos them asnjë fjalë

se zemra më ndjente , më donte

për ty kish qenë dashuri e parë

Më lerë të të dua në heshtje

dhe loti në faqe të rrodhi

të dridhej trupi, buza qeshte

djersa mbi shtatin hynor brodhi!

Nuk fola vërtet asnjë fjalë

heshta, siç m’a kërkove Ti

në hështjen tënde ndjesia e rrall

kish fjetur e ëmbla, e bukura dashuri!

Mos fol asnjë fjalë të lutem

ëmbëlsisht mbështetu tek unë

e di viganë do të të dukem

por para dashurisë i vogël shumë!

Mos folë asnjë fjalë, s’ka nevojë

buzët flakëruese do tët’ puth

zjarrin përvëlues ta shikoj

e lumtur je si askush!

/QendraPress/