Fryma poetike e së dielës me poetin:-Leonard PIPA
![](http://qendrapress.com/wp-content/uploads/2025/02/leonard-pipa.jpg)
Sot e kam ndarë është dita ime,
Hiç nuk e ngas në e kam hak!
S’ka më shenjtorë në konkurime,
Tani jam vetë profeti plak!
Si një ari dje në të ngrysur,
Tek zjarri i zellshëm në një zemër,
Tre botë nga hiçi i kam stisur,
Nga tmerri ju më latë pa emër!
Ajo nuk erdhi nga planetët,
Flakë të më puthte si vetëtimë,
Me dallgë inatesh i mbyti detet,
Shpëtoi bota për një grimë…
Sot edhe nesër do të jem unë,
Në maja malesh, shtëllunga resh,
Në më besofsh çastit pa zhurmë,
Profeti im ti do të jesh!
/QendraPress.com/