Fryma poetike e së dielës me poetin;-Luan SHESHI

SOT NJË PAKT BËRA ME VETEN…
——————————————-
Sot një pakt bëra me veten,
britma…fjala…të mos treten…
Rreth e qark…kudo rrëmujë,
heshtja zgjuar do të bëj bujë…
E në bëftë asgjë s’do të ketë,
një pik uj në të ndoturin detë…
Dikur valët ndukeshin kaluar,
sot nën vemje keq ngunjuar…
Detesh anija mbytej me gaz,
tash as kryet…s’i kthen pas…
E në i ktheftë…s’sheh asgjë,
zogjtë shtegëtuar pa bër zë…
Qiellit lart prej kohësh sorra,
fans të tyre një grusht horra…
Sot një pakt bëra me veten,
brima…fjala…të mos treten..
Por të klithin …të klithin fort,
gjersa lumi të mbushet plot…
Pamëshirë…të plasë rrëmeti,
korba e sorra t’i tund tërmeti…
Shpejt pastaj të zbresë agimi,
pas me natën të shkoi vegimi…
/QendraPress/