Fryma poetike e së dielës me poeten;-Teuta BIÇAKU

Qetësi e pakohë

————————-

E zhubrosa kohën në duar

e bëra shuk.

“Dje” u bë e nesërmja,

e djeshmja u bë “Sot “

E hodha në cep të dhomës

pastaj u mbështolla

për të ndenjur ngrohtë …

Deri sa të vijnë

fjollat e ditës së re .

Deri në mëngjes,

deri në mëngjes.

Pa “sot”, pa “dje”.

/QendraPress/