Fryma poetike e së dielës me poetin:-Sami MULAJ

MATJA E MOSHËS
—————————–
Sa vjeç je …?!
Kur ka hy hyrrjeti
baba ka qenë katër vjeç..
Kur eshtë djegë malësia
nana ka qenë në djep.
Kur na ka ra nemcja
mixha sa ka nisë me ecë.
Kur ka ikë Italia…me thonë se kam le.
Në vjetin e rracionit
motra e madhe ka nise me folë
Kur eshtë mbyllë kufini
baba ka shkue ushtar në Vlorë.
Kur u ndamë me Titon
mixha ka shkue në shkollë
Kur jem prishë me Stalinin
ka vdekë gjyshja jonë.
Kur ka hy kooperativa
vëllaj eshtë ba me djale,
Me Kinën e Mao Ce Dunit
kur ka dekë gjyshi u ndamë.
Kur ka ra tërmet në Shkodër,
na ka lind motra e vogël
O, moj e mirë kabllush kuqe,
kollxom ditën kur t’shkosh nuse
As ditën kur kem le
e vdekë
nuk na lanë me e mësue,
mbi 100 vjet,
në gurin e varrit tone,
as ditëlindje,
as ditëvdekje nuk eshtë shkrue
/QendraPress/