Fryma poetike e së dielës me poetin:-Zeni BILIMANI

Kjo natë !
—————
Kjo natë ,
Sa e denjë kjo natë
Për të qenë me ty!
Qe i fik dritat një e nga një
Si harrim i drejtë,
me silueta pemësh të braktisura,
me galaktika lotësh femre.
Kjo natë leshëra lëshuar e shthurur ,
aq sa dhe fantazmat
I fton që të i thot njeriut
që vdekja nuk të ka larguar.
Kjo natë pa kufij
që i shërben dashurisë ,
me vehten,
Kjo natë që ve në gjumë fëmijët
nën krahët e zogjëve ,
që ty Dashuri të ndezi flakë
brenda trupit e syrit tim.
Kjo natë me rrugët e saj
si lidhëse lishares të mbërthyera lisash
ne ecje e sipër.
Që të shkon krahun
dhe të përshpërit në vesh dëshirat e tua,
Kjo natë
me me hënë tërë vëshime drite ,
si gjiri yt i zbërthyer dhe dora ime
e bërë për ta mbëshjell ,
Kjo natë
qe te puthe në buzë e në trupe,
me gjuhën e saj të lepin dhe te jep freskinë ,
erdhi kjo natë
ku ti nuk erdhe .
E si te mos e dua sa ty ,këte natë!
/QendraPress/