Fryma poetike e së dielës me poeten:-Shyrete DEMAJ

Rrokullimë.
———————
Seç më mblidhet shuk në grykë
Vlon tallaz i ndezur mallit
Rrokullisesh shpirtit tim
Si ortek që vjen prej malit…
Kur mungesa mi terr sytë
E çdo gjë më është e kotë
Rrokullisesh syrit tim
Jo si lot por si një botë…
Kur kujtimet nisin zgjohen
Mezi pres të më zë gjumi
Rrokullisesh nëpër ëndërr
Ç’janë pa ty i marrtë lumi…
Kur mendimet hapareshen
Sikur retë nëpër qiell
Rrokullisesh mendjes time
Ngroh, ndriçon çdo ditë si diell…
/QendraPress/