Fryma poetike e së dielës me poetin:Çerkin BYTYÇI
GJYSHJA QË KËNGA E KTHEN NË RINI
————————————————————
Gjyshja, për art, gjuhë e matematikë
është e para; nuk ia kalon kush dhe pikë.
E, amvisënia, punëdorja dhe historia,
si për Xhanin, janë edhe shoqe të mia.
Kur i fola për çelësin e basit e të violinës
spjegimet në heshtje i kaluan pas shpinës.
Çelësat e muzikës, Gjyshja nuk i kupton dot,
e të bisedojmë për ta mendova se është e kot.
Por, kur ia këndova këngët që unë i di
sytë iu përlotën për kohën që ka nostalgji.
-Zemër moj, më ktheve në ditët në rini,
çelësat muzikorë i paskam mësuar po si ti.
Që Gjyshja ka harruar nuk është fajtore
60-vite i kanë ikur nga shkolla fillore.
Ndaj, e ngazëllyer iu falënderua mbesës
që kujtimet ia zgjoi nga pluhuri i harresës.
(çerkin bytyçi, 25.03.2023)
/www.qendrapress.com/