Fryma poetike  e së dielës me poetin:Luan SHESHI

FOL ME MUA MOJ PUHIZË

——————————————

Fol me mua moj puhizë,

tek vërvitesh tutje-t’hu,

fustan-grisura në drizë,

shtatin dredhur…kuturu…

Pas dritares pëshpërit,

nëpër perde fshehur rri,

rendur xhamash çuçurit,

çupë mistre më qenke ti…

Herë-herë keq mërzitur,

nis flladon porsi lugate,

hovin ndal krejt papritur,

buzët lagur gjokse nate…

Fol me mua moj puhizë,

vëngër sytë hedhur ke,

fustan-grisura në drizë,

fërshëllen një fjalë s’the…

/ëëë.QendraPress.com/