Fryma poetike e së dielës me poetin;Rexhë F.MORINA

DO TË KUJTOHET E VËRTETA

———————————————

Vend i bukur si mal me borë,

Bjeshka i rri përmbi kurorë,

Dritë i bëjnë kullat e bardha

Fshat i vjetër Samadraxha.

Vend i lashtë i Dardanisë,

Vatër e dijës dhe bujarisë,

Djep kulture me traditë.

Sy petriti djem ka rritë,

Në kohë të errët me stuhi

Djalëria nuk duroi robëri,

Si skifterët n’agun e parë,

Zot atdheut sulën m’i dalë,

Jehonë pushka e nuk ndalet,

Kompania bashkon radhët.

Me shumë djem guximtar,

Pritë i zënë serbit barbar.

N’mal e fushë ndër beteja,

I binin hasmit si rrufeja,

Kudo hapnin armët zjarr,

Ata ishin në vijë të parë,

Përball frontit në luftime,

Topi kriste me gjëmime,

Mbrojnë me gjak atë fole,

Bijtë që ranë për atdhe,

Djalë pas djali e çikë pas çike,

I kujtojnë brezat ndër vite,

Bijtë e popullit atdhetar,

Përherë mbetën çlirimtar.

Vit pas viti sa të jetë jeta,

Do të kujtohet e vërteta,

Lufta e gjaku i shqiptarit,

Ka me ndritë si vlera arit.

Rexhë F. Morina

/www.qendrapress.com/