Fryma poetike e së enjtes me poeten;- Meri MEZINI

DIKUR DASHURIA ISHTE SHUME NDRYSHE

————————————————————–

Dikur dashuria, ishte shumë ndryshe,

syri dhe zemra, flisnin pa zhurmë,

ata puthnin shpirtin, pa puthjen e buzëve,

net të tëra, zgjuar, pa gjumë.

Një letër e shkruar, ishte thesari,

germat të shkruajtura, vetëm aty,

vajza ndjente marrëzisht për djalin,

betoheshin në heshtje,

kur duheshin të dy.

Dikur dashurinë, vetëm vdekja e ndante,

sistemi pamëshirshëm vrau shumë dashuri,

kulaku martohej, vetëm me kulakun,

fukarai i shkretë dëgjonte ‘Partinë’

Kush ish kulaku? që thoshte ‘Partia,

po fukarai kush ishte në atë kohë?

një pronë më shumë kopeja me këmborë,

dashuritë mes tyre si lejoj ajo kohë.

Ah, sa e shtrenjtë është dashuria,

sot sytë dhe zemra, se kanë më atë,

ndjenja është tharë, në shpirtin e njerëzve, binjakun, se gjen shpirti,

jeton edhe pa të.

Bota venitur, nga martesa të shëmtuara,

vajzat me pleq, vrapojnë në altar,

fustanin e duan, nga më të shtrenjtit,

të rinjtë e sotëm, se kanë paranë..

Ah sa e bukur është dashuria,

kur dridhjet, pa fund zemra i merr,

binjakun e gjen bebja e syrit,

shpirti lundron, në lumturi përjetë.

/www.QendraPress.com/