Fryma poetike e së enjtes me poeten;Meri BO 

Gjithkush nga ju

——————————————–

mund të ma shohë buzëqeshjen në fytyrë.

Dy sy të gjallë,

që mund ti interpretoni si të doni

Sy paqeje, eksitimi dhe lumturie.

Por ndërkaq,

unë ja di buzëqeshjes sime brendinë.

Ajo,

s’thotë asgjë më tepër, nga indiferenca ime.

Buzëqeshja ime,

është vija që ndan dritën nga errësira

dhe më tregon që jam gjallë !

/www.qendrapress.com/

————————————————