Fryma poetike e së enjtes me poeten;Valbona AHMETI
Vjeshtë e përlotur
———————————–
Kjo stinë ia zbehu qiellit kaltërsinë
retë si shtëllunga tymi i shtyn një suferinë
Pikat e shiut përplasën mbi xham
Si një fëmijë që derdhë lot pa faj
Kjo vjeshtë flokëverdhë
Gjethet i mërgon
I flakë,
larg e më larg…
Melodinë e tyre të trishtë
E tretë shiu rrebesh
Për stinën që e lanë zhvesh
Vështroj tutje
Gjithçka kaloj në heshtje
Qyteti u braktisë
Trotuaret pa zhurma këpucësh
Parqet pa të qeshura fëmijësh
Kori i zogjve shtegtar
Cicërojnë të qullur, mbi një degë të hollë
Duket se thonë
Të nisemi se do të bëhet vonë!
Në kafenenë e vjetër
Plis bardhët lëvizin ngadalë figurat e shahut
Psherëtijnë!
Gati të gjithë ikën
Një Nënëloke e fshin lotin
me qofshin e shamisë së saj
Lëshoi një ofshamë!
Sot e përcolla të vetmin djalë
Atje nën çati u sulen dy të ri
Strehuar nën kupolën e dashurisë
Puthjen e ditës nuk e lanë fjet
Vjeshtës së përlotur i dhanë jetë
Largoj kokën e mbështetur në dritare
Mesazhe germëzuar mbi qelq
avullohen hapësirës
Në galaktikën e shpirtit më rrinë pezull yjësitë
Dëshira për pak dashuri zgjohet muzë
të ngrohë lotin e ngrirë!
/www.qendrapress,com/
—————————————————————-