Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Anita BINAKU

———————–

Mos më duaj më pak

—————————

Mos më duaj më pak,

që nuk mundem të të gënjejë,

kur ma kërkon mendimin tim,

e them vërtetë atë që ndjej.

Mos më duaj më pak,

kur të jap një këshillë,

atë që zemra ta do ,

lutesh ta shohësh mirë.

Mos më duaj më pak,

nëse joo të them një ditë,

kujto kush qëndrojë afër teje,

kur nga jeta kishe frikë.

Mos më duaj më pak ,

kur ta gjesh një mike tjetër,

nuk ka në botë thesar më të madh,

se ti mbash afër miqët e vjetër.

Mos më duaj më pak,

kur zbrazen xhepat e mi,

se zemren e kam plotë,

plotë rrespekt plotë dashuri.

Mos më duaj më pak,

kur pleqëria të më pushtojë,

më duaj kështu si jam,

më jep forcë ,që ta jetojë.

Mos më duaj më pak,

mjafton një fjalë e mirë,një mirëmëngjes,

aty ku zemra është plotë,

aty ka jetë,aty ka shpresë.

/www.qendrapress.com/