Fryma poetike e së mërkurës me poeten ;Blerina PELLUMBI
Më lër të ulem mbi ato buzë
—————————————
Më lër të ulem mbi ato buzë,
Etjen ta shuaj përmbi një lumë.
E në qoftë det me psherëtimë,
Më lër të mbytem si vetëtimë.
Më lër të ulem mbi ato buzë,
Që flenë me fjalë që stu thanë kurrë.
E në qofshin fjalë apo mallkime,
Mbi to varos unë zemrën time.
Më lër te ulem mbi ato buzë,
Që me zjarrin luajnë vullkanin çojnë.
E në me djekshin a përvëlofshin,
Me shpirt do të flas e kurrë mos qofsha.
Më lër të ulem mbi ato buzë,
Ku malli flet me pëshpërima.
Do fle aty e kurrë mos zgjohem,
Ti je drita, shpirti, zemër mira…
/www.QendraPress.com/