Fryma poetike e së mërkurës me poeten; Mira Zaho MËHILLI
Mëngjes
———————
Trokitje mëngjesi
mbi liqenin e përgjumur,
thellësisë humbasin,
kristale kthjelltësie
me xixëllima përcjellin,
flladit të lehtë shuhen,
treten, valëza vijëzojnë.
Magjepsëse imazhit,
shkreptimë e llastuar
prej thellësive lulëzon,
në petale zambaku
me dritë hijeshuar,
Gërzhetëza përrallore,
ditën e re lajmëron.
Jeta hovshëm
zë rizgjohet, lart në
qiell një pulëbardhë,
hareshëm reh krahët,
gaz hyjnish shpërndan.
Aromë qetësie,
shpirtit nis përhapet,
pa cak lumturia,
dehur në paqe.
/www.QendraPress.com/