Fryma poetike e së mërkurës me poeten;- Selvete Dervishi-NIMANI

Kur Hesht e Vërteta
————————————-
Jam lindur e jam rritur,
u bëra grua edhe nënë,
por një pyetje më mundon:
pse padrejtësia zë vend?
Ndoshta shumë arsye ka,
që njerëzit drejt saj i shtyjnë,
por kurrë s’mund ta kuptoj,
çfarë motivesh brenda fshehin.
Kam kaq mendime në shpirt,
dhe aq shumë fjalë për të thënë,
kur padrejtësia mbjell dhimbje,
në çdo cep, në këtë vend.
Po ndodh në botë e në jetë,
si një plagë që s’po shërohet,
e njeriu hesht i vetmuar,
kur e vërteta lëndohet.
Selvete Dervishi-Nimani
/QendraPress/