Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Hatip HULAJ

Lule nē kujtesë

———————–

Në kopshtin e heshtjes mbolla një kujtim,

një lule që s’vyshket nga dimri i gjatë,

ajo rritet në zemër, në dhimbje e mall,

si zë i së shkuarës që s’hesht asnjë çast.

Era i prek petalet me fjalë të pathëna,

dhe sjell aromën e hapave që ikën,

aty ku dikur buzëqeshja mbinte si pranverë,

tani rri një hije që kohën e zbeh.

Çdo kujtim është një dritë e vogël,

që rrugën e shpirtit e mban të hapur,

se dashuria s’vdes në dheun e harresës,

ajo lulëzon edhe kur loti është i kripur.

Dhe nëse një ditë do të më kërkosh,

në heshtjen e mbrëmjes më gjen pranë,

tek lulja e kujtimit që ruan të gjallë

gjurmën e zemrës që s’u tha kurrë në fjalë.

Hatip Hulaj

/QendraPress/