Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Shkurte BERISHA

KËRKOJ NË SIRTAR
—————————-
Kërkoj në sirtar
Një ëndërr të harruar
Ajo krahë ka mar
Ka ikur,fluturuar.
Kërkoj,por më kot
Nuk ka asnjë gjurmë
Dal kërkoj në kopësht
S’dëgjoj asnjë zhurmë.
Ngre sytë nga qielli
Më thotë :a do vish
Sytë mi vërbon dielli
Ajo qiellin ka gërvish.
S’mund të rri e mbyllur
Unë gjatë në sirtar
Ndihem si e mbytur
E lidhur me litar.
Ndaj unë fluturova
Lart në kaltërsi
S’besoj se gabova
Mbyllur s’mund të rri.
/QendraPress/