Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Avni NEZIRI

ËNDËRR E SHPIRTIT TIM
———————-
Kurë të shoh
buzëqesh e flet leht
m‘përshkon pikë pikë
afsh e merak n‘tela
m‘kaplon ngrohëtësi, zjarrë
e mëndja kullotë n‘për livadh
të t’shkyeja
arnat n‘trup çë mba
shtrëngoj grushtat thatë
buzët dhëmbë ha
uri e etje flakëzjarrë
si shuaj me nji kafshatë
do të bëhej
pjesë e krimit
po t‘mos shuhej pika e vėlimit
t‘katandisej n‘shpiert
e lahej me lot
t‘mos harrohej jetë e mot
në botën nasihat
gërshetat mbi mitan t‘bardhë
ëndrra s‘m le rehat
je e mbetesh dij‘tare
po s‘m lave trupin
me at djersë mëkatare.
/QendraPress/