Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Shukrije Dedinca BOROVCI

Imagjinatë apo ëndërr/2025

—————————-

Mendja me thot

të mos pushoj,

shpirti me thot unë ty vetem sa të forcoj,

dëshira ime me thot

të pres diellin të lind,

atë diell që të ndriqoj tërë botën,

diell që shpërndan dritën

në cdo cep,

në çdo skutë

e errësirë…

…tu presi rrugën djallëzisë

të ndritë globin e bota të frymoj lirshëm,

të vijë kohe e lumtur e njerëzisë….

/QendraPress/