Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Shukrije Dedinca BOROVCI

KAM PARË /2024
——————————-
Kam parë njerëz që bukën
e hanë me lot
e diellit i qeshin sapo lind,
kam njohur gra të përvuajtura
të dhunuara e të mposhtura
që ndrydhin emocionet e
rrisin me dashuri fëmijët…
Kam parë jetima rritur
me thërrime buke
e me lëmoshë nga te tjeret…
…. të tillët më vone të
pjekur e të mbarë…
Kam parë pleq e skamnor
të lënë në harresë
e që shkëlqimi syve nuk ju ikën…
…thonë kemi fëmijë e familjarë plotë.
Shpesh takoj njerëz të pasur e krenar
egoistë e të pandjerë, kënaqen
me vetën e nuk shohin të tjerë,
të tillët nuk e kuptojnë sa janë të mjerë.
Kam parë dhe gra te shpërlara
jetën ngritur pa moral e vlerë
u duket vetja se janë të veçanta përherë…
Të tjerë shumë njerëz injorant e të pabesë
për synimet e tyre të sëmura
nuk kursejnë askë, të tillët
nuk shohin njeri, shohin
vetëm egon e shohin të vetën kënaqësi….
/QendraPress/