Fryma poetike e së mërkurës me poeten ;Valbona KOLAVERI
S’KISH NEVOJË PËR FJALË
—————————————–
Ajo zotëronte një fuqi mistike ,
Ku as engjëjt
Nuk e mundnin dot ,
Kish gjithmonë një nur,
Me një nuancë të purpurt
Që e ndrinte,
Si rrezet n’perëndim
Mbi liqen
Ajo qeshte e qeshte
E rendte aq e lirë ,
Dhe s’kish nevojë për fjalë,
Sepse
Ajo dashuronte me gjithë shpirt,
Dhe mundte brenda saj
Çdo demon,
Për të mos e sunduar më vonë
Kurrë
Asaj i fliste çdo gjymtyrë,
Çdo nerv në fytyrë,
Shpërndarë rrathë dashurie
Ngado,
Ku çdo shembje të vjetër
E kish mbledhur në zemër,
Për tu dasht,
Pa asnjë kusht.
/www.QendraPress.com/