Fryma poetike e së mërkurës me poeten:Katerina BARBIERI

Mall për ty

—————————-

Malli tretet përmbi letër,

zverdhur germat porsi gjeth,

loti rrjedh, shtegut të vjetër,

ti emblemë në jetë m’ke mbet

Se ti je si lumë me valë,

shtrat e brigjesh, dalë-rrëmbyer,

më nduk ëndrrën, e mban gjallë,

shpirtit etur, puthje vyer

Ti o muzë me varg të qeshur,

gjiri i but, i bardhë melhem,

ti pranverë me ngjyra veshur,

derdh buzëqeshje lart në erë

Un jetoj në shtrat kujtimesh,

e marr frymë si re e brishtë,

si puhizë e si fllad vjeshtash,

i verbuar, vij djalërisht

Vij trokas befas në ëndërr,

dhe në të si re përhumbem,

hënë e artë ti dhe un dhëndër,

zjarr-vezuv ,shpirtin më shkrumbën

I robëruar në gjirin tënd,

dehur-strukur përmbi buzë,

mbes pa frymë,pa fjalë,pa mënd,

ëndërr-moshë, tinguj pa fund!

Katerina_veizaj Itali 11-10-2024

/www.QendraPress.com/