Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Zize Liza PEPSHI

Nata sonte

————————–

Eja dhe shuaje etjen në qerpikët e syve të mi

Dhe në aortë ruaj lotët që po derdhën

Mos kalo mos ik pa e shëruar shpirtin tim

Unë pa ty dhe ti pa mua bashkë po tretëm.

Nën dritën e llambës sonte po shkruaj për ty

Dhe ulur jam pranë frëngjisë së vjetër

Në kullën e lashtë prej guri të mbyllur n’dry

Dashuria jonë brënda saj është në dehje.

Nata sonte është e gjatë pa ty

Edhe hëna paska ikur nga errësira e kësaj nate

Nga sytë e mi po derdhen meteorët e dashurisë

Bashkë po e shëtisim universin në ëndërr…

/www.QendraPress.com/