Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Namik JAHAJ

LUMI I BARDHË

————————-

 Një mall’ dert…

larg më çoi Buronja më rilind ndjesitë

Lumi Bardhë*, diç më zgjoi

Atje ku diellojnë perënditë…

Ujë i Bekuar…

gufon brënda

Lemza mbyt, kordat e zërit

Zanat,,, të dehura nga kënga

Dëfrenin, me dufet e drerit…

O i perëndishëm, “Ujë i Gjirit”

Prej cilit madem… ke ardhë

Nga Shën’ Dodonë,,, e EPIRIT

Apo gurra, e Shpirtit Bardhë..?

Shën’ Mjegullës,,, njoma synë

Zallit, ca kokrra loti më ranë

M’ thuaj: që kur je o Lumi ynë

“Që kur DETIN… kisha pranë..!”

Turfullon,,, legjenda me huqe

Lumi Bardhë, ç’ të ka ngjarë

 Pse ke hedhur… cipë të kuqe

 Apo plagët… s’ të janë tharë..?

FALNA NE… o mrekulli e

Zotit Se,,, me gurë e qëlluam fatin

TI BUROVE,

për shpirtin e robit

Falemi, të na falësh mëkatin..!

S’ dihet, nga erdhi ky ” PLUMBI “

Dihet, se të përpiu vet “LUBIA”

Dihet, që Lumin e mori ” LUMI “

Nuk dihet,,, çdo bëjë PERËNDIA..!? *

 Mes’ përmes, Vënd’ lindjes tonë

S’ ndihet më, ky Lumi i

Bardhë Mos psherëtij,… moj

BURONJË SHPIRTIN vet…

 ta kemi marrë..!? ___

*LUMI I BARDHË –

pagëzim pellazg. Sot fat’ziut i flitet:

Lumi Tharë, i cili shteroi nga

SHUSHËNJAT e HIJENAT.

Lumi Bardhë, rrënjë

Epiri e Dodone, bekuar nga

PIRRO, e SOLOMONI,

si ujë perëndie, djep legjende dhe

“ELIKSIR” i shpirtit ilirjan…

ZOTI MADH…!

Sot në Buronjën Labe,

 drerë e zogj vajtojnë

“FATKEQËSINË”. PERËNDESHA LABËRI:

Dili Zot, Lumit të Bardhë!

/QendraPress/