Fryma poetike e së mërkurës me poetin:-Sami MULAJ

PËRBUZJA E PUTHJES

——————————–

Ne nuk kishim kohë të puthemi

kishim kohë të rënkojmë.

Ne nuk kishim kohë të duhemi

kishim kohë të durojmë

Ne nuk kishim kohë danc të vallzojmë

kishim kohë në arë të lavrojmë

E puthi,

E ka puthur,

Është e puthur,

Kishim kohë ta denojmë

Tani që kemi kohë të puthemi

puthja nuk na puth

hakmarrjen e puthjes meritojmë.

/QendraPress/