Fryma poetike e së mërkurës me poetin:Myrtez ASLLANI

ERRËSIRA

———————–

Vjen bashkë me natën

dhe ka fytyrën e zezë

katran,

lugetërit e presin me padurim

natën

dhe dalin në shesh

për gjah

dhe bëjnë përshesh

çka gjejnë përpara.

Sa të pashpirt janë

as ndjenja s’kanë

janë të maskuar,

fytyrën mbuluar

si nata e zezë,

sytë zgurdulluar

viktimën kërkojnë

dhe e sulmojnë.

Sapo zbardh dita

ikin hijet e zeza

humbin e treten

a thua ku mbetën?!

Ikin si minjtë

pa u dukur fare,

futen në kështjellë

ata dalshin fare!

/QendraPress/