Fryma poetike e së premtes me poeten;- Blerina Çifliku Behari 

DJEMTE

—————————

Përtej horizontit blu,

dua të shikoj yjet e mi.

Hedh vështrimin lart në qiell

dhe i lutem Zotit për ju të dy.

Malli u tret në zemrën time

e sytë, të lagësht më rrinë përherë.

Lumturia juaj më mbush

plot gaz, dëshirë dhe shpresë.

Krenohem me ju, o bijtë e mi,

në mendje e zemër, çdo ditë ju kam !

Kam mall për ato të ëmblat sy

që më lumturojnë orë e çast.

Male, dete, oqeane do të kapërceja,

veç ta shuaja këtë mall,

mall që të djeg deri në palcë.

E zemra, flakë merr çdo sekondë

e sytë e mi ju kërkojnë nga larg.

fytyren tuaj, ata kërkojnë.

Imazhi i tyre më shfaqet ngado

dhe unë s’mund, s’mund t’i shoh dot.

Flas me ta çdo ditë

dhe humbas në lumturinë pa kufij.

Sa kthen dita, më kthehet prapë

ai mall, ai mall përvëluar për ju të dy!

/www.qendrapress.com/