Fryma poetike e të enjtes me poeten;- Afërdita SATKA

Nuk është e thjeshtë,

———————————-
të shkruash për nënën,
Për më të madhen dashuri
Ajo, e cila, nuk vdes kurrë,

Fjala për ‘të ,duhet te gdhendët,
Siç gdhendet guri për skulpturë

Prandaj dhe sonte, do ta gdhij,
Që t’i zgjedh vargjet me kujdes,
Ç’do germë për ‘të, të jetë magji,
Që poezia, kurrë mos vdes.

Kur laps e letër , t’më mbaroj,
Kur gjumi mbi qerpikë te bjere
Do t’bëj balona me zemër nëne
E lart në Qiell, do t’i ngrejë.

Të fluturojnë ato drejt tyre,
Atje, ku shpirti ju pushon
Dhe pse prej nesh ,jane larguar,
Dora e tyre nga lart, na mbron.

Nuk është e lehtë,të shkruash për nënën,
Për të pafundmen ,DASHURI
T’i duam ato, kur pranë i kemi
T’i duam , deri në PĒRJETËSI !