Fryma poetike me poeten;-Barie ÇUPI

Çdreq ironie
—————————-
Shikonte ty dhe dielli zvogëlohej,
si erë e hutimtë bëhej kur vije,
në zjarrin e stisur asnjë gërmë nuk ngrohej,
rutinë e zakonit,ç’dreq ironie.
Fryma e ftohtë puthitej mbi plagë,
mbi grumbuj fjalësh të thëna dikur,
si shkëmb i etur që zhytet në dallgë,
hidh e prit koha,godiste një mur.
Në e don shiun gjurmëve të saj,
s’të shkon kurora që e mbajnë mbretër,
dehur prej bliri,të jesh pasandaj,
mos ia zgjo akujt e botës tjetër.
/QendraPress/