Fryma poetike me poeten: Raimonda MOSIU
Në hije dhe në heshtje….
——————————————
E dehur këtë mëngjes nga përqafimi, shtrydhur
fort nga krahët tënd….
E dehur këtë mëngjes nga aroma e luleve,
Dhe me serenatën në buzë, akoma ndjej
ngrohtësinë e frymës tënde, pendë të lehtë.
Akoma ndjej gishtat e tu, të krehin tufën
e kaçurrelave të mia mbi jastëk……
Të dy e dimë se përqafimet e puthjet jetojnë,
Në hije dhe në heshtje..
E dinim atëherë, e kishim ndjerë edhe më parë
në çdo stinë, veçmas në çdo pranverë,
së bashku me shpërthimin e luleve….
Dhuratë e bukur e Zotit është- Dashuria!
/www.qendrapress.com/