Fryma poetike me poeten;Kimete Zahiti TERNAVA

Një ëndërr

——————————

Seç më shfaqet gjithë një ëndërr

Kuptimin dua t’ja di

Mendon vërtet ti për mua

Siç unë mendoj për ty?

Jetoj a gërryej

Gjithë në atë histori

Këtë nuk e di

Vërtet nuk e di!

Më shfaqesh në ëndërr

pas vetes më merr

Pastaj më zhdukesh

Si hija në terr

Ditën më mungon

Gjithë pres që të vish

Dorën tma shtrëngosh

Ti vë shqelm vetmisë !

Orët zgjasin e zgjasin

Deri të bie në gjumë

E di se në ëndërr ti prapë vie te unë

Dhe ma heq gjithë atë mërzi

Nuk e di pse në ëndërr

më shfaqesh ti!

Pata dikur një të bukur

Një të ëmbël dashuri

Kur kufinjët e zi na ndanë

Na ndanë edhe ne të dy

Mbeti e pashkruar

E pathënë, ajo histori

Dhe për ta bashkuar

Më vjen në ëndërr ti!

Por vjen ndryshe

Nga ai që je tani

Më shfaqesh si engjëll

Ashtu në pafundësi

Pas teje do të vija

Kudo sot të isha

Gjithçka për ty do jipja

Gjithçka që do kisha

E imja dashuri

Nëse je ëndërr a zhgjëndërr

Ti je vërtetësi!

/www.qendrapress.com/