Fyma poetike e së dielës me poeten;-Katerina BARBIERI

Sa e çuditshme qenka jeta
——————————————-
Enigmë e çuditshme qenka jeta,
mungesën tënde, jo se kisha pranuar,
Një erë e çmendur,më drodhi si gjethja,
si fleta,
kujtimeve te mjegullta, zhytem e hutuar
Enigme e çuditshme qenka jeta,
të rrëmben nga krahët, gjënë më të çmuar,
ëndrrat, dëshirat, në humnere i hedh tatëpjeta,
dhe vala e lumit si plehra i merr shtruar
Sa e çuditshme qenka jeta,
në një moment papritur gjithçka u shua,
koha u nxi, e rëndë situata,
por tek un për çudi, një forcë e re u zgjua
Kujtimi yt ndrin si perlë e çmuar,
më shoqëron në çdo hap,në dritë,në errësirë,
un jam e fortë dhe s’ndjehem e vetmuar,
ti ke veç ditëlindjen ndaj s’të them kurrë lamtumirë!
/QendraPress.com/