Gabimi në hapa që ka bërë Albin Kurti ..-Shkruan;Zafir BERISHA
Krijimi i gjendjes së luftës në veri të vendit ku tashmë po shihen edhe grupe të armatosura, të cilat me deklarata po i vërteton dhe z.Sveçla si ministër, tregon papërgjegjësinë e madhe të Albinit në veprime, i cili po e rrezikon sigurinë në Kosovë duke vënë në pikëpyetje sovranitetin dhe shtetin ligjor.
Gabimi në hapa që ka bërë Albini (Kosova) në përballje me Vuçiqin (Serbin), me shkas tabelat ilegale, po e thellon gjithnjë e më shumë situatën e sigurisë në vendin tonë duke krijuar parakushte për konflikte të armatosur, duke i dhënë mundësi Rusisë që përmes organizatës paraushtarake ‘’Wagner’’ një pjesë të konfliktit të Ukrainës ta bartën edhe në Ballkan.
Këtë gabim të Albinit, fatkeqësisht Vuçiqi po e përdorën me mjeshtëri duke manovruar me serbët e Kosovës e që po e vë në lëvizje të gabuar Albinin, i cili nuk po ndalet me i mëndu veprimet e veta dhe me i konsultuar me partnerët tanë, me idenë që lojën me kthye në favor të Kosovës.
Rezoluta 1244 i takon historisë për ne, mirëpo nuk duhet harruar edhe shprehjen popullore ku thuhet; “kur nuk ki mend, historia të përsëritet”.
Efekti i gjendjes aktuale në veri të vendit ka me qenë fatal për shtetin e Kosovës për një kohë shumë të gjatë!!!
/www.qendrapress.com/