Gjermania e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

                                     Qeveria e Gjermanisë ka konfirmuar se e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.Deputeti gjerman Knut Abraham i ka bërë një pyetje Qeverisë së Gjermanisë nëse do ta mbështeste një aplikim të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.E në përgjigje, Qeveria e Gjermanisë ka thënë se e mbështet anëtarësimin e Kosovës.“Qeveria e Gjermanisë mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Është me rëndësi, për këtë të mbesim në koordinim të ngushtë me partnerët tanë në Bashkim Evropian dhe në Këshill të Evropës”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Gjermanisë.Rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës është lehtësuar, pas përjashtimit të Rusisë nga ky institucion.Nga Qeveria e Kosovës është bërë e ditur se planifikohet që së shpejti të aplikohet për anëtarësim në Këshill të Evropës.