Haki Abazi “zbulon” arsyen për ekstraterritorialitetin e kishave serbe, lidhet me arin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi në një shkrim në Facebook ka thënë se në çdo vend ku ka pasuri e minerale nëntoksore në tokën e Kosovës, krajli serb ka vendosur kolonizatorë serbë.“Grancanica, Novobërda, Peja, Mitrovica, Shterpca, Kllokoti, Obiliq dhe vendet tjera ku ka ari, argjend, krom, boksit, linjit, minerale të rralla”, ka shkruar Abazi.Sipas tij, kjo është arsyeja e ekstraterritorialitetit për pronat e kishës ortodokse.“Kjo është forma për mos me lanë Kosovën me u zhvillu e me u largu popullata shqiptare”, përfundon Abazi