Haradinaj kërkesë Kurtit: Nëse është e mundshme duhet të hiqet çdo dilemë, se këto aksione mund të jenë kryer për efekte elektorale

0

                     Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me anë të një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me aksionin e sotshëm në Veri të Kosovës nga Policia.Haradinaj ka thënë se askush nuk ka të drejtë të ngre dorë ndaj Policisë së Kosovës, transmeton Reporteri.net.Tutje, kryetari i AAK-së ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që të hiqet çdo dilemë se këto aksione nuk po bëhen për efekte elektorale.Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të sqarojë për opinionin public për përzgjedhjen e kohës për kryerjen e operacioneve.

Postimi i plotë i Ramush Haradinaj: Askush nuk ka të drejtë të ngre dorë ndaj policit të Kosovës. Huliganët dhe banditët duhet të burgosën dhe shteti duhet të jetë i pakompromis ndaj tyre. Secili që sulmon policinë e Kosovës dhe e prish rendin publik, duhet ta marrë dënimin e merituar.Ne duam të besojmë që aksionet e sotme, të kenë qenë pjesë e planit të rregullt operativ të policisë në ndjekje të krimit. Veç se qeveria e ka për detyrë ta sqarojë edhe opinionin publik edhe veten, për përzgjedhjen e momentit kohor për kryerjen e këtyre operacioneve.Nëse është e mundshme duhet të hiqet çdo dilemë, se këto aksione mund të jenë kryer për efekte elektorale.Në mbështetje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *