I pari i degës së AAK-së, zgjedhet Besnik Krasniqi

Në Kuvendin e IX zgjedhor, në raundin e dytë nga 182 vota të delegatëve, Krasniqi mori 96 sosh. Për kryetar të degës- së në AAK-në e Prizrenit, në garë ishin: Arton Muçaj, Besnik Krasniqi dhe Bajram Kastrati. Në raundin e parë nga 219 vota të delegatëve, Arton Muçaj, mori 64 vota, Bajram Kastrati, 73 vota, ndërsa Besnik Krasniqi, 81 vota. Me këtë rezultat garën vazhduan, Besnik Krasniqi dhe Bajram Kastrati. Në rundin e dytë Krasniqi mori 96, ndersa Kastrati 86 vota të delegatëve. Në këtë kuvend ishin të pranishëm, Ramush Haradinaj, Blerim Kuqi, Bali Muharremaj dhe Smail Latifi.Kurse kryetari shumëvejqar i kësaj dege Lulzim Kabashi kohë më parë ka dhënë dorëheqje/qendrapress.com/