I zhdukur prej katër ditësh, zgjerohet kërkimi për 26 vjeçarin në Brod të Dragashit
Prej katër ditësh Admir Adili rreth 26 vjeçar nga fshati Borje e Shqipërisë vazhdon të jetë i zhdukur. Ai të dielën e 4 shtatorit kishte dalë në bjeshkët e fshatit Brod, të Dragashit për të mbledhë Boronica, por nuk ishte kthyer bashkë me shokët e tij nga atje.Këto detaje janë bërë të ditura nga Policia e Kosovës të cilët janë vënë në kërkim të të riut pas raportimit si i zhdukur nga familjarët e tij.“Që nga momenti i raportimit të personit si person zhdukur Policia e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë kanë filluar një operacion kërkim –shpëtimi. Me datat 05, 06 dhe 07 Shtator operacioni është zgjeruar, në këtë operacion përveç policisë së të dy vendeve janë përfshirë FSK –ja, Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim dhe vullnetar”, është bërë e ditur nga Policia.