Iu gjetën mbetjet 25 vjet pas zhdukjes, varroset në Piranë patrioti Ukë Sait Ukaj
Sot në Piranë varroset trupi i Ukë Sait Ukaj, për fatin e të cilit nuk është ditur nga viti 1999 e deri më tani. E për të nderuar figurën e tij, shkoi edhe deputeti Driton Selmanaj.Ai për Ukën tha se ishte patriot i madh dhe se e donte shume Piranë dhe Kosovën.Ndër të tjera Selmanaj shton se kriminelët duhet të dalin para drejtësisë që kryen akte të tilla.“Bashkë me bashkëpuntorë, sot nderuam figurën e patriotit nga Pirana, Ukë Sait Ukaj, për fatin e të cilit nuk është ditur nga viti 1999 e deri më tani. Trupi i Bacit Ukë është gjetur pas 25 viteve, dhe sot ne e nderuam figurën e tij me respektin më të madh”, ka shkruar deputeti në Facebook.