Izolimi me një dështim te sistemit shëndetësor, nënkupton qasje ne thënien e popullit në “dorë të Zotit’’.

0

                 Dr. Xhevat Elezkurtaj  drejtor i QKMF-së  në Prizren se  rrezikon Kosova të hyjë në ndonjë masë të re për shkak të virusit covid 19?pohon:-‘’ Tetori do të jep numra tre shifror tê të infektuarave ngase situata epidemiologjike globale e sidomos ne regjion paraqet një momentum kur nuk do ta kurseje vendin tonë..Për fate të keq institucionet shëndetësore pos masave që shkojnë ka mbrojtja individuale me gjithë premtimet për animet e defekteve neper spitale nuk kanë arrit të bëjnë politika të qarta shëndetësore që nenë kupton: ndërtimin e dy spitaleve për covid,trajnimin e stafit nga infeksionit dhe intensivit evropian,aktivizimin e laboratorëve mikrobiologjik në gjashtë regjione të Kosovës,sigurimi e terapisë antivirale dhe rritjes se kapaciteteve te mjekësisë intensive. Ti japish rekomandime popullatës se si te mbrohesh nga infeksioni ndërsa të mos marrësh masa për përmirësimin e infrastrukturës neper spitale dhe klinika për tu marre me këtë sëmundje do të sjellë kapitullimin e sistemit tone shëndetësor. Do duhej te forcohej boshti i funksionimit te QKMF-ISHP-Klinikës në mënyrë qe te rritet numri i shtretërve ,personelit shëndetësor dhe sigurimi i medikamenteve për përkujdesje intensive. Uvertura e masave izoluese do të jete e domosdoshme për shkak se është e vetmja mundësi për të penguar shumëfishimin e rasteve me covid. Shteti s,po krijojnë alternative të dytë apo te tretë për tu qase kësaj problematike ngase për te izolimi është më i lehte për tu realizuar. Izolimi me një dështim te sistemit shëndetësor nënkupton qasje ne thënien e popullit ne “dore te zotit”e cila pos varfërisë ekstreme qe do jete pasoje e krizës ekonomike do sjell trishtim dhe frike.. Izolimi është i arsyeshëm kur kane shteruar të gjitha metodat dhe kur kjo është ne kuadër te një izolimi regjional .’’/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *