JAPONIA DONACION MBI 800.000 EURO KOSOVËS PËR TA LUFTUAR CORONAVIRUSIN
Shteti i Japonisë i ka dhuruar donacion Republikës së Kosovës.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla dhe ambasadori i Japonisë në Kosovë, Akira Mizutani, të hënën, nënshkruan marrëveshjen e një donacioni të Japonisë për shtetin tonë.
Nënshkrimi i marrëveshjes me vlerë rreth 810.000 euro, është bërë në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, e falënderoi ambasadorin, Mizutani për mbështetjen që Japonia i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtetëndertimit, duke filluar me njohjen e pavarësisë një muaj pas shpalljes së saj, mbështetjen për anëtarësim në organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe ndihma për zhvillimin ekonomik.
“Jemi pa masë falënderues për shtetin e Japonisë, i cili është gjetur pran nesh edhe gjatë kësaj kohe të vështirë të pandemisë. Marrëveshja e sotme është kontribut për implementimin e Programit mbi Zhvillimin Ekonomik dhe Social, që do të implementohet me blerje të pajisjeve mjekësore”, tha Haradinaj Stublla.
Ndwrsa ambasadori jorezident japonez, tregoi pwr pwrmbajtjen e donacionit.
“Përmes këtij granti, Japonia ka siguruar pajisje mjekësore të tilla si sistemi portativ i diagnostikimit të imazhit me ultratinguj dhe monitorët e pacientëve pranë shtratit të prodhuara nga ndërmarrjet japoneze”, tha Mizutani