Ka ndërruar jetë Ing Galip Hoda, njëri nga intelektualët e nderuar të Prizrenit.  

                       Familjarët e familjes Hoda,  njoftojnë se ka ndërruar  jetë Ing, Galip Hoda, njëri nga ish drejtorët e parë të ujësjellësit në Prizren, Ishte një specialistë i rrallë i ujërave dhe një jetë të tërë i është përkushtuar kësaj lëmie, Ai ishte një personalitet i respektuar kudo, sepse me urtësinë e tij  ishte i sjellshëm dhe  burrë i urtë e shumë i ditur në profesion. Njoftimin e  bëjnë të ditur  familja   ku shkruajnë’’  

                    Të nderuar familjarë, miq dhe dashamirë ju njoftojmë se më i çmuari ynë Ing. Galip Hoda ka ndërruar jetë pranë më të dashurve.

Ceremonia e varrimit e të ndjerit do të bëhet me datën 07.12.2022 (e mërkurë) në ora 12:00 në drekë në varrezat e qytetit të Prizrenit.

Pamja do të organizohet në Hotel Theranda prej të enjtes deri të shtunën (tri dite).

Me respekt,

Familja Hoda’’  Respekti për  Galipin  do mbahet mend  gjatë, sepse  ai një jetë ishte në shërbim të mirësisë./www.qendrapress.com.