Ndahet nga jeta intelektuali prizrenas, inxhinieri i hidroteknikës, Galip Hoda

                           Inxhinieri Galip Hoda u lind në vitin 1943 në Prizren. Studimet universitare i përfundoi në vitin 1966 në Fakultetin e Ndërtimtarisë të Universitetit të Beogradit. Gjatë viteve 1969-1974  Galip Hoda ishte deputet i Kuvendit të Kosovës dhe anëtar i komisionit kushtetues. Inxhinieri i shquar prizrenas, Galip Hoda gjatë veprimtarisë së tij profesionale në shërbim të Kosovës ishte pjesëmarrës i shumë projekteve të rëndësishme të vendit, siç ishin projekti i Liqenit të  Radoniqit, projekti i Hidrocentralit të Fierzës dhe projektet tjera. Gjatë viteve shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë, Galip Hoda ishte Drejtor i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizrenit, ndërsa në periudhën e pas çlirimit të Kosovës shërbeu edhe si  anëtar i Bordit të Drejtorëve të kësaj ndërmarrjeje publike. Inxhinieri i Hidroteknikës, Galip Hoda me dijen dhe përvojën e tij shumëvjeçare nē sektorin e ujërave, në cilësinē e bashkëpunëtorit profesional kontriboi përmes shumë projekteve edhe në kuadër të UNDP-së, CDF, GTZ, IRC dhe shumë organizatave tjera ndërkombëtare. Galip Hoda ishte përkrahës i madh i sportit prizrenas. Gjatë viteve shtatëdhjetë ishte anëtar i Klubit Futbollistik “Liria”, ndërsa nga viti 1990 deri në vitin 1999 ka shërbyer si sekretar gjeneral i klubit. I ndjeri ishte nje humanist dhe aktivist i madh. Gjatë viteve nëntëdhjetë shquhej për kontributin e tij të dalluar në kuadër të Lëvizjes gjithëpopullore për çlirimin e Kosvës. Varrimi i te ndjerit do të bëhet nesër, më 7 dhjetor 2022 në orën 12:00 në varrezat e qytetit të Prizrenit. Pritjet për ngushëllime do të organizohen në Hotelin “Theranda’ në Prizren nga dita e enjtë deri të shtunën, më 10 dhjetor.,Njoftimi vie nga familja ./www.qendrapress.com/