Ka perënduar koha kur për shiptarët dhe trojet tona është vendosur pa qenë ne aty!- Shkruan; Zafir Berisha, zv. Minister i Brendshem
Çasja e Vuçiqit se Beogradi është duke realizuar negociata për Kosovën me Perëndimin dhe jo me shqiptarët, besoj se është mesazh i mjaftueshëm për institucionet dhe partit politike në Kosovë se si duhet të sillemi dhe cila duhet të jetë çasja jonë në raport me Serbin.
Kongresi i Berlinit (1978) dhe Konferenca e Londrës (1912–1913) kur është vendosur për ne, pa qenë ne aty, besoj se për të gjithë është e qartë se tashmë i takon historis jo të mirë të shqiptarëve!
Hapat e gabuara të 2011 nuk duhet të përsëriten nga Kosova në raport me Serbin, me Serbin dhe askend tjetër nuk bisedohet për Kosovën, por për kontestet e pazgjidhura që kemi nga e kaluara midis dy vendeve dhe dy popujve!
Me 17.02.2008 Kosova e ka shpallur shtetin e pavarur dhe sovran ( ku GJND-ja në korrik të 2010 ka vërtetu se kjo është bë në përputhje me ligjet ndërkombëtare), pas rezistencës shekullore kundër barbaris sllave dhe luftës së lavdishme të UÇK-së kundër dhunës gjenocidale të Serbis!
Çdo ëndërr e kujdo qftë për takime me Serbin jashtë 17 shkurtit 2008 do të mbetet ëndërr e përjetëshme!