Këmbësorja që aksidentohet sot, në rrugën’’Ekrem Rexha’’,në Prizren, dërgohet në QKUK në Prishtinë

    Zëdhënësi i policisë në Prizren Vesel Gashi,  njofton  se sot ,me datë 29.11.2024 rreth orës 09:30 është raportuar për një aksident trafiku, aksidenti ka ndodhur në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, deri te  aksidenti ka ardhur kur këmbësorja ka qene duke e kaluar rrugën jashtë  shenjave te kalimit për këmbësor dhe është goditur nga një automjet me targa vendore.

Si pasoj e aksidentit këmbësoreje pëson lëndime trupore dhe me automjetin e emergjencës është dërguar për në Spitalin Rajonal në Prizren dhe  sipas mjekut kujdestarë  këmbësorja kishte  pësuar  e lëndime  te renda dhe nga spitali i Prizrenit dërgohet për ne QKUK Prishtinë për tretman të me tutjeshëm mjekësor.

Lidhur me rastin është  njoftuar Prokurori kujdestarë ne Prizren dhe me urdhër te Prokurorit vozitësi i automjetit ndalet për 48 orë, rasti po hetohet nga Njësiti i Trafikut Rajonal në Prizren njofton zëdhënësi Gashi.