Kërcënohet kryetari i Prizrenit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, pak muaj më parë ishte përballur me kërcënime serioze nga dy persona.Totaj ishte detyruar që rastin ta denoncojë në polici, ku është bërë e ditur se ka pranuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese.
Të dyshuarit është arritur që arrestohen dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve kanë pranuar se kanë dërguar mesazhe kërcënuese në drejtim të kryetarit të Prizrenit. Me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit do të hetohen në liri nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.Gazeta Sinjali