Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), i kryesuar nga Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), i kryesuar nga Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, sot, mbajti mbledhjen e radhës në sallën e Kuvendit të Komunës, në Shtëpinë e Bardhë. Fillimisht, Kryetari Totaj i falënderoi banorët e Komunës sonë për qytetari aktive dhe bashkëpunim me të gjitha institucionet e sigurisë në Prizren. Gjatë këtij takimi, u diskutua për planet operative të ndërmarra nga Policia e Kosovës për ushtrimin e kontrollit në trafikun rrugor, për t’i zvogëluar aksidentet me fatalitet dhe vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në territorin e Komunës së Prizrenit, gjatë sezonit korrik-gusht; Raporti nga Drejtoria Komunale e Arsimit për përfundimin e vitit shkollor 2023/2024 dhe informatë për fillimin e vitit shkollor 2024/2025, masat preventive për sigurinë në shkolla, rekomandime dhe konkluzione nga takimet e organizuara nga DKA-ja nga akterët për sigurinë në arsim, në Komunën e Prizrenit; Informatë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike lidhur me mungesën e shenjave sinjalizuese në rrugën “Tirana” dhe në të gjitha rrugët e Prizrenit si dhe ndriçimi publik; Rekomandime dhe sugjerime nga anëtarët e KKSB-së për organet gjegjëse për vitin 2024.