Kica-Xhelili për Haxhiun: S’ka të drejtë ta komentojë përmbajtjen e vendimeve të Kushtetueses

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Albulena   Haxhiun, për reagimin e saj pasi Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë ligjin për Këshillin Prokurorial.Kica-Xhelili ka dashur t’ia rikujtojë Haxhiut se është ministre e Drejtësisë, e jo e fushatave linçuese, pas komenteve të ministres Haxhiu se Kushtetuesja po e pengon reformën në drejtësi, shkruan gazeta online Reporteri.net.Ajo tha se Haxhiut s’i lejohet t’i komentojë vendimet e Kushtetueses.Dikush duhet t’ia kujtoj kësaj ministreje se NUK KA TË DREJTË ta komentoj përmbajtjen e vendimeve gjyqësore e aq më pak Gjykatës Kushtetuese kur i rrëzon vendimet e SAJ. As kjo Gjykatë e as kjo demokraci nuk janë krijuar falë Ministres Haxhiu, në fakt MË SË PAKU falë mendësisë që kjo shumicë po shpërfaq”, shkroi në Facebook deputetja e opozitës. /Reporteri.net/.